Sot mbushen plot 10 vjet që nga dita e zaptimit prej terroristëve të Qendrës Teatrale moskovite në Dubrovka. Më 23 tetor të vitit 2002 në ndërtesën ku po jepej spektakli muzikor me shumë popullaritet (ang. musical) "Nord-Ost" u dyndën banditë të armatosur dhe morrën peng mbi 900 persona. Pas gati tri ditësh, si pasojë e marrjes së ndërtesës me sulm nga forcat speciale ruse, u vranë 130 pengje.

0Tradicionalisht, çdo vit në vendin e tragjedisë zhvillohen ceremoni përkujtimore për nder të kujtimit të viktimave të aktit terrorist. Këtë vit vendosja e luleve dhe mbajtja e minutës së heshtjes do të zhvillohen ditën e premte, më 26 tetor.