Në Japoni zhvilluan një aplikim-përkthyes për telefonat celularë, me ndihmën e të cilit njerëzit që flasin në gjuhë të ndryshme mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Kompania “NTT DoCoMo”, e cila e zhvilloi këtë aplikim, në fazën e parë do të fillojë shërbimin e përkthimit nga gjuha japoneze në ato angleze, kineze dhe koreane. Në të ardhmen do të zhvillohet shërbimi i përkthimit në gjuhët e tjera.

0Duke përdorur këto aplikime, kompanitë mund të anashkalojnë ndihmën e bashkëpunëtorëve linguistë dhe të zvogëlojnë në këtë mënyrë shpenzimet. Kjo mund të nxisë gjithashtu edhe zhvillimin e turizmit.