Kundër këngëtares amerikane Madonna ngritën padinë e radhës në gjyq. Këtë herë këngëtarja akuzohet për përdorimin e paligjshëm të imazhit të Marlon Brando. Përfaqësuesit e kompanisë “Brando Enterprises” kërkojnë që ajo të ndajë me ta të ardhurat e fituara nga përdorimi i imazhit të Marlon Brando dhe ta eleminojë një herë e përgjithmonë atë nga shfaqjet e veta.

0Në fillim të vitit 2012 këngëtarja u drejtua në “Brand Sense” - kompania që përfaqëson “Brando Enterprises” - për një lejë ligjore. Asaj i dhanë një licencë me të drejtë përdorimi të imazhit vetëm njëherë, por këngëtarja nuk u mjaftua vetëm me një shfaqje dhe vazhdoi të përdorë në mënyrë të paligjshme imazhet e aktorit legjendar gjatë turneut të saj koncertal.