Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua raketëmbajtësja "Sojuz-FG" me anijen kozmike "Sojuz TMA-06m", në bordin e së cilës gjendet ekuipazhi i ri i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike ruse "Roskozmos" Oleg Novitski, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.

Përfaqësuesi i "Roskozmos" njoftoi se "Sojuz TMA-06m" u nda nga raketëmbajtësja "Sojuz-FG" dhe doli në orbitën e afrimit prej së largu me SKN më 15:00 sipas orës së Moskës.

Ankorimi i "Sojuz TMA-06m" në SKN është caktuar për datën 25 tetor në 16:35 me orën e Moskës në mënyrë automatike.