Teleshikuesit amerikanë njohën si fituesin e raundit të fundit të debateve presidenciale kandidatin e Partisë Demokratike Barack Obama. Fjalimet e Barack Obama në debatet televizive i pëlqyen 53% të audiencës televizive, nga Mitt Romney mbetën të kënaqur 23% e shikuesve të transmetimit.

0Në këtë mënyrë Barack Obama forcoi pozicionin e tij para zgjedhjeve që do të mbahen në 6 nëntor dhe rriti shanset e veta për t’u rizgjedhur. Ndërkohë sondazhet e opinionit publik tregojnë se vlerësimet e përgjithshme të Presidentit aktual dhe ish-Guvernatorit të Massachusetts Mitt Romney në këto momente pothuajse janë barazuar.