0Por se sa do ta ndihmojë kjo atë që të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë është vështirë të thuhet. Dhe nuk është aspak politika e jashtme, e cila ka qenë në fokus të debatit televiziv në Florida, ajo që do të përcaktojnë zgjedhjen e Amerikës më 6 nëntor.

Vetë debati televiziv, që u mbajt më 22 tetor në Florida, konfirmoi qartë atë që ka qenë gjithmonë aksiomë e të gjitha fushatave parazgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara: sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve, aq më pranë qendrës pozicionohen kandidatët. Në deklaratat e Mitt Romney nuk ishte më e pranishme ajo frymë e radikalizmit të djathtë republikan që karakterizoi periudhën fillestare të garës paraelektorale të tij.

Tema ruse në debatin e ngritur midis rivalëve u prek që në minutat e para nga Presidenti Obama. Ai i kujtoi Romney përmbajtjen e intervistës së tij të muajit mars dhënë CNN:

- Disa muaj më parë, kur ju pyetën se cili është kërcënimi më i madh gjeopolitik aktual për Amerikën, ju thatë se është Rusia dhe jo "Al-Qaeda". Ju u shprehët me plot gojë pikërisht kështu - Rusia ... Desha t’ju rifreskoj në kujtesë faktin se “Lufta e Ftohtë” ka përfunduar që 20 vjet më parë. Por ju, Guvernator, kur është fjala për politikën tonë të jashtme, duket sikur doni të importoni politikën e jashtme të viteve 1980-të, po ashtu siç dëshironi të riktheni politikat sociale të viteve 1950-të dhe politikat ekonomike të viteve 1920-të.

Romney u përgjigj, se ai e quajti Rusinë "armike gjeopolitike" dhe jo kërcënimin kryesor për sigurinë e vendit. Dhe shtoi si më poshtë vijon:

- Rusia vazhdon të luftojë me ne në OKB në mënyrë të parreshtur. Unë e dalloj fare qartë këtë dhe nuk kam ndërmend ta shikoj Rusinë apo mister Putinin nëpërmjet syzeve rozë. Dhe unë vendosmërisht nuk kam ndërmend aspak t’i them atij se pas zgjedhjeve do të jem më fleksibël. Pas zgjedhjeve qëndrimi im ndaj tij do të jetë edhe më i patundur, më i ngurtë.

Midis temave të tjera kryesore gjeopolitike, që u prekën në debatet televizive të kandidatëve presidencialë amerikanë, ishin edhe Siria, çështja bërthamore e Iranit, qëndrimi ndaj Izraelit, Kinës, pozicioni i SHBA-ve në botë. Në lidhje me shumicën e çështjeve të politikës së jashtme mes kandidatëve pothuajse nuk pati mosmarrëveshje.

0Strategët e fushatës elektorale të Presidentit aktual konfirmojnë, se tashmë sipas votave të garantuara të elektoratit, Obama e parakalon në mënyrë të sigurt Romney. Ai i ka siguruar vetes deri tani 237 mandate të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Romney - 191. Gjithsej në SHBA në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të votojnë 538 zgjedhës - zgjedhjet në Amerikë janë indirekte. Gjithçka do të duhet të vendoset në tetë "shtetet e lëkundura, të papërcaktuara" ende me zgjedhjen e vet. Para së gjithash në shtetin e rëndësishëm të Ohajo-s. Ai jep 55 vota të zgjedhësve (electors). Në historinë e SHBA-së as edhe një kandidat i vetëm republikan nuk ka mundur të bëhet president pa i fituar zemrën shtetit Ohajo (Ohio).