Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad nënshkroi ditën e martë një dekret mbi shpalljen e amnistisë së përgjithshme për krimet e kryera në vend deri më 23 tetor të vitit 2012. Përjashtim përbëjnë vetëm "krimet që lidhen me terrorizmin".

0Në Siri për më shumë se një vit e gjysmë nuk po rresht konflikti gjakderdhës, viktima të të cilit, sipas të dhënave të OKB-së, janë bërë më shumë se 20 mijë persona. Autoritetet e Sirisë deklarojnë se ato po përballen me rezistencën e militantëve të armatosur mirë, mbështetja e të cilëve realizohet nga jashtë.