Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sot situatën aktuale në Siri. Konsultimet do të mbahen me iniciativën e Rusisë.

Moska i propozon Këshillit të Sigurimit që të miratojë një sërë deklaratash. Në veçanti, mbi dënimin e sulmit të fundit terrorist në Damask dhe mbi mbështetjen e armëpushimit gjatë Festës myslimane të Sakrificës (Festës së Kurban Bajramit) në fund të tetorit.

0Ndërkohë, në selinë e OKB-së flitet mbi mundësinë e futjes në republikën arabe të një kontigjenti trupash për ruajtjen e paqes. Për këtë njoftoi Zëvendëssekretari i Përgjithshëm për Operacionet Paqeruajtëse. Por ai kujtoi se ky është ende një skenar teorik, për zbatimin e tij nevojitet mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.