Shkencëtarët rusë prezantuan një pajisje të aftë që të identifikojë nëpërmjet video imazhit personat e dyshimtë në turmë. Software i kompleksit "Spartan-300" skanon portret e njerëzve dhe i seleksionon ata në dy grupe: person në gjendje normale dhe person "në gjendje të ndryshuar psiqiko-emocionale". Krijuesit e sistemit nxjerrin në pah si avantazhe të tij aftësinë e kontrollit të shpejtë të një fluksi të madh njerëzish dhe reduktimin e ndikimit të faktorit njerëzor.

0Në projekt përdoret baza e dhënave të lëvizjeve (mimikës) të fytyrës sipas metodës së Paul Ekman - psikolog i madh amerikan ky, specialist në fushën e psikologjisë së emocioneve dhe zbulimit të gënjeshtrës