Rreth 10 aeroplanë gjuajtës "MiG-29" ("МиГ-29") të Qarkut Ushtarak Jugor filluan stërvitjet me hapje zjarri luftarak në poligonin Ashuluk në rajonin e Astrahansk-ut, njoftoi gazetarët të martën Shefi i shërbimit për shtyp i Qarkut Ushtarak Jugor, koloneli Igor Gorbul.

Për asgjësimin e mjeteve të sulmit ajror të armikut imagjinar gjatë ushtrimeve praktike ekuipazhet do të lëshojnë më shumë se 20 raketa të komanduara drejt 15 objektivave ajrore, të cilat do t'i zëvendësojnë bombat ajrore floreshente dhe shënjestra e komanduara ajrore.