"Rosneft" ka një plan për projektet e reja, ku ajo synon të bashkëpunojë me britaniken “British Petrolium” (“BP”) si me një partnere, njoftoi për gazetarët në një konferencë telefonike ditën e martë Kreu i kompanisë më të madhe ruse të naftës Igor Seçin.

0Në prag u bë e ditur arritja e marrëveshjes midis “BP”dhe "Rosneft", të kontrolluar nga shteti, mbi shitjen kësaj të fundit të 50% të “TNK-BP.” Në kuadër të kësaj marrëveshje kompania britanike do të marrë 18.5% të aksioneve të "Rosneft" dhe do të bëhet aksionerja më e madhe private e saj me një pjesë prej 19.75%.