Një grup prej 15 deputetësh të Parlamentit të Koresë së Jugut, pavarësisht protestës së Japonisë, zbarkoi sot në ishujt e diskutueshëm Takeshima (emri koreanojugor i tyre Tokto).

Para kësaj parlamentarët i kanë vizituar ishujt në vitet 2005 dhe 2008. Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Japonisë Osamu Fujimura e quajti "jashtëzakonisht zhgënjyes" desantimin e deputetëve.

0Ishujt Takeshima (Tokto) shtrihen në pjesën perëndimore të Detit të Japonisë dhe ndodhen nën sovranitetin e Koresë së Jugut. Japonia pretendon për to që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.