Si rezultat i rrjedhjes së amoniakut në Kinë u helmuan 300 persona. Siç njofton shtypi lokal, incidenti ndodhi në provincën Hubei.

Natën e kaluar në një ndërmarrje, e cila merret me industrinë ujore, pati disa probleme me hermetizimin e tubave të gazit. Pothuajse menjëherë pas situatës emergjente 300 persona u dërguan në spital me simptoma helmimi dhe një mijë të tjerë u evakuuan.

0Të dëmtuarit vazhdojnë ende të mbahen në spital. Policia po sqaron rrethanat e incidentit.