Çështja e përkatësisë së ishujve Diaoyu nuk duhet të diskutohet nga vendet që nuk kanë lidhje fare me konfliktin, deklaroi të martën përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Panamasë, i cili mbështet pozicionin e Japonisë në mosmarrëveshjen territoriale me Kinën për ishujt e diskutueshëm Diaoyu.

"Ishujt Diaoyu dhe ishujt ngjitur me ta janë pjesë e territorit kinez. Për këtë ekzistojnë si baza historike, ashtu dhe ligjore ", - nënvizoi diplomati.