Ministri i Drejtësisë i Japonisë Keishu Tanaka i dorëzoi kërkesën e tij për dorëheqje Kryeministrit të Japonisë Yoshihiko Noda, të cilën ky i fundit e pranoi. Kreu i kabinetit njoftoi për këtë sot në një takim me Këshillin e Ministrave.

Ministri vendosi të japë dorëheqjen vetëm tre javë pas emërimit të vet në sfondin e shpërthimit të disa skandaleve.

0Sipas një studimi të opinionit publik, të botuar ditën e hënë nga gazeta “Asahi”, në mbështetje të kabinetit të Kryeministrit Yoshihiko Noda tani shprehen vetëm 18% e të anketuarve. Kjo i parashikon Partisë Demokratike në pushtet një humbje të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbahen në muajt e ardhshëm.