Në jug të Italisë u arrestuan 22 anëtarë të një grupi mafioz. Organet e ruajtjes së rendit zhvilluan një operacion në shkallë të gjerë në kuadër të luftës kundër organizatës së fuqishme kriminale “Ndragheta”.

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për lidhje me mafian, trafik të drogës, armëmbajtje të paligjshme dhe grabitje. Grupi mafioz e kishte përhapur veprimtarinë e vet në Piemonte dhe Kalabri.