Të paktën tetë persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit të një makine të minuar me lëndë eksplozive si dhe i sulmit me mortaja në kryeqytetin e Irakut Bagdad, njoftuan ditën e martë shërbimet mjekësore të vendit.

0Incidentet ndodhën në zonat e banuara kryesisht nga shiitët. Shiitët, të cilët përbëjnë në Irak më shumë se gjysmën e popullsisë, iu nënshtruan persekutimeve gjatë regjimit sunit të Sadam Huseinit. Pas përmbysjes së tij, si rezultat i zgjedhjeve demokratike, në pushtet erdhi një parti shiite, gjë pas të cilës grupet radikale sunite filluan të ndërmarrin rregullisht sulme terroriste mbi rajonet shiite.