Ministria e Jashtme e Sirisë i ka kritikuar ashpër autoritetet franceze për mbështetjen e terroristëve në territorin sirian. Ministria e Jashtme e Sirisë theksoi se Parisi ndihmon që "terroristët të vazhdojnë ushtrimin e dhunës ndaj civilëve të pafajshëm".

Autoritetet franceze në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentin sirian Bashar Al-Assad dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështetesë lëvizjen opozitare siriane.