Më 22 tetor nga Dielli u shkëput një valë e fortë plazme. Astronomët e kanë përcakuar këtë flakërim diellor si të klasës M5 (sipas shkallës matëse nga 1 deri në 10). Grimcat mund të arrijnë Tokën për një periudhë rreth tri ditore pas momentit të emetimit në kozmos. Në këtë rast ato mund të ushtrojnë një ndikim të fortë mbi magnetosferën e planetit, duke shkaktuar efekte të ndryshme të motit kozmik, midis të cilave - stuhi gjeomagnetike, përkeqësim të regjimit të punës të pajisjeve elektrike, përkeqësim të kushteve të përhapjes së valëve të radios.

Kohët e fundit ekspertët theksojnë rritjen e numrit të shpërthimeve diellore, sepse Dielli është në fazën e vet aktive dhe kulmi i këtij aktiviteti pritet në vitin 2013, çka shkakton një shqetësim të veçantë në mesin e ekspertëve.