Në Bullgari ka ndaluar së funksionuari reaktor i gjashtë i centralit bërthamor "Kozlodui". Sipas njoftimeve të mediave lokale, avaria ndodhi në sistemin elektronik të kontrollit të turbogjeneratorit të bllokut të energjisë.

Punonjësit e kompanisë u përpoqën të vënë në punë turbogjeneratorin në mënyrë manuale, por kjo shkaktoi aktivizimin e sistemit të ndalimit të punës së reaktorit në rast avarie.

Është njoftuar se nuk ka ndoshur asnjë rrjedhje rrezatimi. Niveli i rrezatimit përreth centralit bërthamor mbetet normal.