Sipërmarrësi nga shteti australian Tasmania ka ndërmend të shndërrojë një morg lokal në një motel të pazakontë. Sipas planit, ambjentiet për autopsi dhe frigoriferë do të rindërtohen në dhoma hoteli.

Për bazë biznesmeni Hayden Pearce mori një ndërtesë që nuk përdoret prej më shumë se 10 vjetësh dhe më parë ka shërbyer si morg i një spitali psikiatrik lokal.

0"Unë nuk mendoj se në ndonjë vend tjetër në botë ekziston një morg, ku mund të kalohet nata", - thotë biznesmeni. Dekori i hotelit do të formulohet sipas "stilit" të morgut të viteve 1950.