0Argumentet kryesore të pacifistëve: mjaft më me shndërrimin e dhomave të gjumit zvicerane në depo për arsenale dhe pas "Luftës së ftohtë" nuk ka më kuptim për të mbajtur nën armë të gjithë popullsinë mashkullore të vendit.

Konfederata zvicerane është një nga vendet evropiane, ku vazhdon të ruhet rregulli i rekrutimit të përgjithshëm ushtarak. Këtu çdo burrë me moshë nga 20 deri në 30 vjeç (kurse femrat sipas dëshirës) duhet të ketë kryer medoemos shërbimin ushtarak 260 ditor. Madje edhe pas reformës së vitit 2004, e cila reduktoi numrin e ushtarëve më shumë se dyfish, republika alpine, në proporcion me numrin e përgjithshëm të popullsisë, mbetet shteti më i militarizuar në Evropë. Aktualisht efektivi i ushtrisë përbën 200 mijë vetë. Ndërkohë që vetë Zvicra ka një popullsi prej 7.7 milionë banorë.

Ushtria zvicerane është, në fakt, një polici popullore gjithmonë e gatshme për luftë. Në duart e zviceranëve, sipas statistikës, për momentin ndodhen 2.5 milionë armë zjarri. Madje më tepër se kaq, 1.7 milionë janë pushkë dhe automatikë, të cilat u shpërndahen ushtarëve dhe rezervistëve dhe ata i ruajnë në shtëpitë e veta.

Për mbajtjen e referendumin në vendin e vetëm të demokracisë së drejtpërdrejtë në Evropë është e mjaftueshme mbledhja e 100.000 nënshkrimeve. "Grupi për një Zvicër pa Ushtri" ka mbajtur tashmë dy referendume. Herën e parë Grupi e inicioi atë në vitin 1989, kurse për herë të dytë në vitin 2001. Atëhere banorët me shumicë votash nga 22 - 30% e hodhën poshtë propozimin e tij. Por pas çdo plebishiti qeveria ka ndërmarrë reforma ushtarake, duke reduktuar efektivin e forcave të armatosura.

Rekrutimi në ushtri tani për tani është domosdoshmëri dhe askush nuk dëshiron aktualisht të heqë dorë nga kjo gjë, shprehet me bindje të plotë eksperti rus Ivan Konovallov:

- Të gjithë e pranojnë, ndër të tjera edhe ushtarakët në vendet e Evropës, se tani ata po ballafaqohen me një problem shumë serioz. Madje dhe ushtritë vullnetare nuk mund të ofrojnë atë mbështetje financiare (pagë) që dëshiron të marrë i riu. Të rinjtë shohin një mundësi të mrekulueshme për të fituar para në fushën komerciale. Kurse në ushtri nuk duan të shkojnë.

0Tani "likuiduesve" të thirrjes nën armë iu shfaq një aleat shumë i fortë - bosët e industrisë zvicerane dhe sektorit bankar, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës dhënia çdo vit e lejes të punësuarve të tyre "për përgatitje luftarake" për një periudhë 9 mujore. Sidomos në kohën e krizën së tanishme financiare. Zviceranët shpenzojnë për çdo vit për mbajtjen e ushtrisë së vet rreth 3 miliardë $.