0Ajo ka për qëllim të publikojë informacione të rëndësishme, të cilat qeveritë e vendeve të ndryshme i fshehin nga qytetarët e vet.

John Robles: Përse morrën drejtime të ndryshme rrugët e “WikiLeaks” dhe “Anonymous”?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: Në qendër të konfliktit janë teknologjitë e grumbullimit të detyruar të fondeve dhe mungesa e transparencës në llogaridhënien financiare të “WikiLeaks”.

John Robles: Ka pasur deklarata se “Anonymous” planifikojnë publikimin e materialeve sekrete mbi “WikiLeaks”. Nuk mund të na tregoni më hollësisht për këtë?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: Nga ana jonë nuk është bërë asnjë deklaratë në lidhje me atë, se ne zotërojmë ndofarë “materialesh sekrete” ("X-Files"). Organizata jonë do të publikojë një listë të detajuar të asaj që ne e cilësojmë si shkelje etike nga “WikiLeaks”. Informacioni që na ra në dorë dhe të cilin ne duam ta publikojmë është një informacion për përdorim të brendshëm i “WikiLeaks”. Organizata, e cila kërkon transparencë për të gjithë botën, duhet të jetë, para së gjithash, vetë maksimalisht transparente.

John Robles: Nëse shembet, pra dështon “WikiLeaks”, si do të ndikojë kjo në gjendjen e tij të tanishme të Julian Assange?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: Mediat kanë hedhur në qarkullim mitin se “WikiLeaks” përfaqëson në vetvete një ekip të madh aktivistësh, të cilët marrin vendime në interes të organizatës. Por kjo nuk është aspak kështu. “WikiLeaks” është një biznes botues i Julian Assange, i cili e krijoi atë, e zotëron dhe e menaxhon personalisht.

Për Julian Assange është tejet i nevojshëm, madje i domosdoshëm “WikiLeaks” dhe ai është i vetmi që mund ta mbyllë këtë projekt. Për aq kohë sa ndodhet në gjendje të vështirë financiare ai nuk do ta bëjë këtë, pavarësisht nga të gjitha sigurimet për të kundërtën. Por në këtë rast lind dashur pa dashur pyetja: çfarë do të ndodhë me projektin nëse nuk do të jetë më Julian Assange? Unë mendoj, se ky do të jetë dhe fundi i “WikiLeaks”.

John Robles: Në çfarë do të jetë më i mirë se “WikiLeaks” TYLER?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: TYLER është vetëm një nga disa platformat e themeluara prej “Anonymous”. Ekziston projekti i quajtur Par-Anoia. Vitin e kaluar ne kemi lançuar LocalLeaks dhe HackerLeaks me mbështetjen e Frontit Popullor Çlirimtar (Peoples Liberation Front). Të gjitha këto projekte janë të rëndësishme për misionin e “Anonymous” - për të gjetur një mënyrë të sigurtë, të besueshme, të lirë dhe të decentralizuar të zbulimit të informacionit. Projekti TYLER është unikal me atë, se nuk ka server stacionar. Në TYLER ka gjetur zbatim parimi i rrjetit të decentralizuar, i bazuar në barazinë e të drejtave të pjesëmarrësve të tij.

John Robles: A kishte ndonjë arsye specifike për zgjedhjen e datës 21 dhjetor të vitit 2012?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: Data u zgjodh që të përkojë me mitin e qytetërimit të lashtë Maya mbi fundin e botës. Por kjo është bërë për qëllime reklamimi dhe jo sepse ne besojmë në këtë mit.

John Robles: Dini gjë mbi fatin e atyre anëtarëve të grupit “Anonymous”, të cilëve u janë paraqitur akuza në SHBA-s?

Përfaqësuesi i “Anonymous”: Ju pyesni për grupin “Anonymous 16” në SHBA. Njëri nga anëtarët e tij u akuzua për organizimin dhe kryerjen e sulmeve DDoS ndaj aseteve të rrjetit të rock muzikantit Gene Simmons nga grupi KISS për shkak të mbështetjes së fortë, të vendosur prej tij të ligjeve të drejtuara për luftën kundër piraterisë. Gene Simmons është mburrur publikisht për faktin e arrestimit të këtij njeriu.

Aktivisti Christopher Mark Doyon është akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në fushatat e sulmeve DDoS në Santa Kruz të Kalifornisë në përgjigje të shtypjes së protestuesve lokale. Procesi gjyqësor ndaj tij është pezulluar, pasi ai ua mbathi këmbëve në Kanada dhe kërkoi azil politik atje.

Edhe 14 aktivistë të tjerë nganjëherë i përcaktojnë si pjesëtarë të grupit PayPal 14, sepse të gjithë ata janë akuzuar për përfshirje në sulmin e njohur DDoS mbi PayPal në mbrojtje të “WikiLeaks”. Gjyqi ndaj tyre është zvarrisur nga prokurorët e SHBA-ve.

Jerremy Hammond, i cili supozohej se ishte gjoja një prej anëtarëve të ekipit të hakerëve LulzSec /AntiSec dhe pjesëmarrës i “Anonymous”, është akuzuar për ndërmarrjen e sulmit ndaj serverit të kompanisë private Stratfor që merret me mbledhjen dhe analizimin e informacionit. Jerremy Hammond iu refuzua lirimi me kusht, kurse shqyrtimi i rastit të tij po rrjedh në mënyrë shumë të ngadalshme.

0Hackeri i AntiSec, i njohur me pseudonimin Neuron, kohët e fundit e pranoi veten fajtor për sulmin e organizuar ndaj serverave të Sony në vitin 2011. Ai ndodhet aktualisht në pritje të shpalljes së aktdënimit. Ka dhe disa raste të tjera, duke përfshirë LulzSec dhe një tjetër ekip hakerësh të quajtur CabinCrew.