Policia ndaloi 26 pjesëmarrës të protestave masive të organizuara sot në Prishtinë. Anëtarët e lëvizjes radikale "Vetëvendosje" organizuan një demonstratë të paautorizuar kundër bisedimeve të mbajtura më 19 tetor të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrësit e tubimit u sollën në mënyrë agresive dhe u përpoqën të hynë në ndërtesën e parlamentit kosovar. Demonstruesit goditën me domate dhe gurë policinë, e cila u kishte bllokuar atyre rrugën. Policia përdori shkopinjtë e gomës dhe gaz lotsjellës. Në përplasje mbetën të lënduar 18 policë. Për të plagosur në mesin e protestuesve nuk ka të dhëna.

Protestuesit thërrisnin me parrulla anti-serbe dhe tundnin pankartat me mbishkrimet "Jo negociatave me Serbinë!" dhe "Pro bashkimit me Shqipërinë!"