Kompania "Rosneft" nënshkroi një marrëveshje me koncernin e British Petrolium (BP) për të blerë 50% të aksioneve në pronësi të tij në kompaninë ruse TNK-BP.
Kjo u njoftua pavarësisht njëri-tjetrit nga përfaqësuesit e BP në Londër dhe Kreu i "Rosneft" Igor Seçin në një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.

"Rosneft" me dakordësinë e BP do të marrë dhe gjysmën tjetër të aksioneve të TNK-BP që i përket konsorciumit rus AAR. Kështu "Rosneft" bëhet kompania më e madhe e naftës në botë.