Demonstruesit ditën e dielë shkatërruan dhe i vunë zjarrin zyrës së kompanisë televizive amerikane arabishtfolëse "Libya Alhurra TV" (TV Libia e Lirë) në qytetin Bengazi.Turma ishte e pakënaqur me mënyrën sesi televizioni njofton për ngjarjet në qytetin Bani Walid, ku po zhvillohen luftime midis forcave qeveritare dhe përkrahësve të të rrëzuarit Muammar Gaddafi. Gjatë sulmit u plagosën disa bashkëpunëtorë të kanalit televiziv. Aktualisht transmetimi është pezulluar.

0Ditën e shtunë në Bani Walid u vra djali i kolonelit Khamis Gaddafi. Sipas mendimit të protestuesve në Bengazi, autoritetet e Libisë përhapin me qëllim informacion të rreme në lidhje me ngjarjet në Beni Walid për të justifikuar vrasjen e Khamis Gaddafi.