Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i premtoi Kryeministrit të Libanit Najib Mikati se SHBA do të ndihmojnë në hetimin e vrasjes së Kreut të zbulimit libanez gjenerali Wissam Hasan, cermonia e funeralit e të cilit, që u mbajt dje, u shndërrua në një demonstratë të fuqishme antiqeveritare.

0Gjenerali i ndjerë ishte një kritik i mprehtë i Presidentit të Sirisë fqinje Bashar Al-Assad.Opozita libaneze akuzoi direkt udhëheqjen siriane për vrasjen e Wissam Hasan dhe bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë së Libanit, e cila mbështet lëvizjen shiite "Hezbollah" që në vetvetë përfaqëson një aleat të Bashar Al-Assad.