Në Kuvajt disa dhjetëra njerëz, midis tyre dhe 11 policë, u plagosën si rezultat i trazirave masive gjatë një aksioni protestë kundër ndryshimeve në sistemin zgjedhor të vendit.

Për të shpërndarë dhjetëra mijërat protestuesit policia përdori plumba gome dhe gazin lotsjellës. Njoftohet mbi një numër të lartë arrestimesh.

0Kuvajti po përjeton një krizë akute politike. Më 7 tetor në vend për të disatën herë radhazi u shpërbëra parlamenti. Më 1 dhjetor duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Opozita, e përbërë kryesisht nga islamikët, mendon se ndryshimet e fundit të bëra në ligjin zgjedhor, të iniciuara nga Emiri në pushtet Sabah IV, u japin përparësi përkrahësve të tij.