Në Korenë e Jugut nënrepartet speciale të policisë dhe ushtarakët parandalojnë lëshimin e balonave (aerostateve) në drejtim të territorit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë me fletushka (trakte) që propagandojnë demokracinë. Policia rrethoi parkun, ku aktivistët ishin mbledhur për të lëshuar balonat.

0Autoritetet e Koresë së Veriut i janë kërcënuar Koresë së Jugun me goditje raketore, në qoftë se aksioni i lëshimit të fletushkave do të realizohet. Kërcënimet nga ana e Phenianit (Pyongyang) nuk janë të rralla, por ato kurrë ndojëherë më parë nuk kanë qenë kaq konkrete sa tani. Një pjesë e forcave të armatosura të Koresë së Jugut në kufi me Korenë e Veriut janë vënë në gatishmëri të lartë luftarake.