Gjykata e Koresë së Jugut njohu pafajësinë pas vdekjes të personit që ishte ekzekutuar 50 vjet më parë nën akuzën për spiunazh.

"Sot gjykata rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Ajo kërkon sinqerisht falje për dështimin e sistemit gjyqësor në kryerjen e detyrës përkatëse", - njoftuan në gjykatë.

Agjenti i zbulimit i Koresë së Jugut u hodh në vitin 1955 në Korenë e Veriut, ku atë e kapën, e rirekrutuan dhe e dërguan në Seul dy vjet më vonë. Me t’u kthyer agjenti vullnetarisht u dorëzua tek autoritetet. Megjithatë ai u ekzekutua në vitin 1961.

0Në vitin 2009, Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit - një organizatë e cila merret me hetime në fushën e shkeljeve të të drejtave të njeriut në të kaluarën - vendosi që rasti ishte i fabrikur dhe kërkoi rishikimin e tij. Gjykata nuk gjeti prova të qarta të asaj, se ky person ka grumbulluar ndonjëherë informacion në favor të Koresë së Veriut.