Rreth 300 shkencëtarë dhe ish-aktivistë politikë të Kinës iu drejtuan me një letër të hapur Parlamentit të vendit me kërkesën për të mos privuar nga mandati parlamentar politikanin e turpëruar Bo Xilai.

Në letrër theksohet se përndekja e tij është politikisht e motivuar. Bo Xilai, i cili konsiderohej si kandidati më i mundshëm për postin e Kreut të Kinës, u përjashtua nga Partia Komuniste në fund të shtatorit.

Nëse Parlamenti do të votojë pro privimit të tij nga mandati i deputetit, Bo Xilai do të privohet edhe nga imuniteti.

0Në gusht, bashkëshortja e Bo Xilai Gu Kailai u dënua për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heywood me pushkatim me shtyrje të përmbushjes së vendimit.