Mbi 3.500 zyrtarë të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për mitmarrje në vitet 2010-2011. Për këtë flitet në një raport të publikuar sot të Komisionit Qendror të PKK për Kontrollin e Disiplinës.

"Gjithsej 3.578 zyrtarë të partisë janë shpallur fajtorë për përvetësim të fondeve me një shumë prej 392.000.000 juan ($ 62.700.000)", - thuhet në raport. 83.195 zyrtarë të tjerë në mënyrë vullnetare raportuan rastet e mitmarrjes dhe i kthyen autoriteteve 771milionë juan ($ 123.200.000).

Në dokument theksohet me kënaqësi se në vend "po vepron në mënyrë efektive sistemi i masave antikorrupsion i aplikuar në vitin 2010".