Autoritetet jordaneze kanë raportuar se ato arritën të zbulojnë një komplot islamik në vend. Forcat e sigurisë arrestuan 11 ushtarakë të lidhur me "Al-Qaeda-n". Komplotistët kishin planifikuar të kryenin një seri aktesh terroriste që synonin destabilizimin e situatës në vend.

Islamistët filluan t’i përpunojnë planet e veta që në muajin qershor. Ata kanë futur ilegalisht në vend armë, eksploziv dhe mina nga Siria dhe po përgatisnin realizimin e sulmeve në "qendrat tregtare, në zonat e banuara, akte terroriste ndaj diplomatëve dhe të huajve", - thuhet në deklaratën e autoriteteve jordaneze.