Rusja Ekaterina Meglinskaja fitoi ditën e dielë titullin "Miss Talent" në konkursin "Miss International" në Japoni. Juria vlerësoi zgjuarsinë dhe shkathtësinë e vajzës 20-vjeçare.

Titulli kryesor i konkursit për herë të parë iu dha një japonezeje - modeles 25-vjeçare Ikumi Yoshimatsu. Ajo pothuajse qau nga gëzimi, kur në kokën e saj vunë kurorën e fitueses. "Unë nuk e di nësë kjo është thjesht një ëndërr apo po ndodh me të vërtetë", - u shpreh ajo para gazetarëve.

0"Miss International" është një nga tre konkurset kryesorë të bukurisë në botë. Ai mbahet që prej vitit 1960.