Më 22 tetor prokuroria izraelite i shpalli akuzën 26-vjeçares Ikhlas Alarjan, e cila vrau mizorisht tre fëmijët e saj dhe u përpoq të vriste të katërtin. Kjo tragjedi ndodhi në shtator.

Ikhlas Alardzhan theri, preu dhe mbyti fëmijët e saj: Mouheiman 8 vjeç, Mariam 4 vjeç dhe dymuajshin Dalal. Fëmija i katërt, një vajzë 3-vjeçare, i shpëtoi mrekullisht aktit të vrasjes. Pasi vrau fëmijët Alarjan u përpoq të vriste veten, por nuk ia arriti dot kësaj.

Pasi studiuan gjendjen mendore të Ikhlas Alarjan ekspertët e cilësuan atë si të “arsyeshme” dhe të aftë për të dalë para gjyqit.

Përgjigja ndaj pyetjes, se pse nëna vendosi të kryejë një veprim kaq të tmerrshëm, nuk është marrë akoma. Dihet vetëm se ajo i tha birit të saj, duke e vrarë atë: "Unë nuk dua që ju të jetoni në këtë botë të ndyrë".