Qeveria kalimtare e Guinea-Bissau ka akuzuar Portugalinë për nxitje të një grushti shteti në koloninë e saj të mëparshme, pas asaj kur persona të armatosur (militantë) sulmuan më 21 tetor kazermat ushtarake në periferi të kryeqytetit të vendit Bissau.

Më 12 prill ushtarakët rrëmbyen pushtetin në Guinea-Bissau. Më vonë organizatorët e grushtit të shtetit formuan qeverinë kalimtare, e cila nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Guinea-Bissau është një nga vendet më të varfëra në botë.Vendi është shndërruar aktualisht në një pikë të rëndësishme tranziti për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut për në Evropë.