Gjermania donte të shkëmbente spiunët rusë Andreas dhe Heidrun Anschlag, të arrestuar në tetor të vitit 2011 me dy spiunë, të cilët janë duke kryer dënimin në një burg rus. Bëhej fjalë për rusët, të cilët punonin për shërbimin e zbulimit miqësor me atë gjerman. Informacioni që merrej prej tyre kalohej gjithashtu në Berlin. Kjo u njoftua nga gazeta "Welt am Sonntag".

Autoritetet gjermane insistuan për marrjen e një vendimi të shpejtë para se Prokuroria e Përgjithshme t’u shpallte akuzat zyrtare spiunëve rusë. Autoritetet ruse u menduan si shumë gjatë mbi propozimin që iu bë dhe si rezultat ujdia dështoi.

Gjyqi ndaj bashkëshortëve Anschlag do të fillojë në muajin shkurt. Ata rrezikojnë të dënohen me gati 10 vjet burg. Interesat e tyre do t’i përfaqësojë avokati nga Mynihu Horst-Dieter Poetschke, i cili në vitet 1970-80 ka mbrojtur agjentët e Stasit dhe të KGB-së.