Qeveria franceze ka hartuar një plan për të luftuar krimin e organizuar në Korsikë. Plani përfshin 10 hapa, duke përfshirë edhe krijimin e një njësie speciale të xhandarmërisë kombëtare, e cila do të koordinojë hetimin e çështjeve përkatëse penale.

Shpërthimet e dhunës nuk ndalen në Korsikë për dekada të tëra, por në qoftë se më parë prishësit e qetësisë ishin separatistët, në vitet e fundit bëhet fjalë gjithnjë e më tepër për krimin e organizuar. Presidenti François Hollande deklaroi se shkalla e dhunës në ishull është e papranueshme.