Kompania evropiane Cassidian prezantoi një helikopter të ri pa pilot TANAN 300. Pajisja është në gjendje të kryejë detyra zbulimi si në tokë, ashtu edhe mbi ujë.

TANAN 300 mund të veprojë deri në një largësi prej 180 km dhe mund të mbajë një ngarkesë të dobishme deri në 50 kg. Ai është i pajisur me kamera dhe aparat fotografik High definition (HD) dhe sensorë infra të kuq. Aparati mund pajiset me radar detar dhe sistemin e përcaktimit "yni-i huaj". Detyrat TANAN 300 mund t’i zbatojë në temperatura që variojnë nga -20 deri në +50 gradë Celsius.

Cassidian është pjesë e koncernit EADS, i cili përfshin gjithashtu kompaninë Airbus, Astrium dhe Eurocopter.