0Kompania e automobilave “BMW” ka ndërmend të hapë ndërmarrjen e saj të parë në Amerikën Latine. Fabrika do të ndërtohet në Brazil në shtetin Santa Catarina, njoftoi guvernatori i shtetit. Drejtuesit e kompanisë “BMW “ duhet të lëshojnë një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje ditën e mërkurë më 24 tetor.