Shtatë anëtarë të komisionit për përcaktimin e rreziqeve, të cilët gabuan në vitin 2009 në vlerësimin e situatës sizmike në zonën e qytetit L'Aquila, u dënuan me 6 vjet burg.

Gjykata i cilësoi ata fajtorë për vrasje pa paramendim, pasi vetëm pesë ditë para tërmetit ata dhanë një konkluzion të gabuar në lidhje me rrezikun sizmik në rajon. Si rezultat i tërmetit shkatërrues humbën jetën 309 persona. Rreth 1500 mbetën të plagosur.