Taxhikistani do të shqyrtojë çështjen për kalimin tranzit të pajisjeve ushtarake të NATO-s nga Afganistani. Kjo është deklaruar nga Komandanti i trupave kufitare të Taxhikistanit gjeneral-lejtnanti Sherali Mirzo pas bisedimeve me Komandantin e Komandës së Transportit të SHBA, gjeneralin William Fraser.

Kjo është vizita e tretë e Komandantit të Komandës së Transportit amerikane në Taxhikistan këtë vit. NATO do të fillojë tërheqjen e trupave të saj dhe pajisjeve ushtarake nga Afganistani në fund të vitit të ardhshëm.