Në artikullin e botuar në revistën “Nature” ekspertët nga Australia, Britania e Madhe dhe Zvicra përshkruajnë pamjen e jashtme të peshkut me koracë (samar ose guaskë), i cili përfaqëson në vetvete krijesën më të lashtë me dhëmbë të planetit tonë.

Specia e zbuluar në Australi “lat. Compagopiscis croucheri” ka jetuar në oqeanin e lashtë 420-360 milionë vjet më parë: në ato kohëra kur Siberia ishte e mbuluar nga një det i cekët dhe fauna vetëm sapo kishte filluar të mbulonte tokën.

Zbulimi lejon të konfirmohet me bindje të plotë, se dhëmbët e këtij peshku u shfaqën ose bashkë me nofullat, ose menjëherë pas dukjes së  Gnathostomata të parë.