Forcat raketore ruse të destinacionit strategjik zhvilluan me sukses lëshimin mësimoro-luftarak të raketës balistike ndërkontinentale "Topol" nga kozmodromi "Plesetsk" (rajoni Arkhangelsk).

Objektiva të këtij lëshimi ishin konfirmimi i qëndrueshmërisë së karakteristikave kryesore teknike dhe atyre fluturuese të raketave të kësaj klase në periudhën e zgjatjes deri në 24 vjet të afatit të shfrytëzimit të tyre dhe vlerësimi i mundësive të zgjatjes së tij deri në 25 vjet.

Në qershor të këtij viti Forcat raketore të destinacionit strategjik realizuan gjithashtu me sukses lëshimin mësimoro-luftarak të raketës "Topol". Atëherë raketa e lëshuar nga poligoni "Kapustin Jar " në rajonin Astrahan goditi objektivin e kushtëzuar "Sary-Shagan" në Kazakistan.