Sot filloi ceremonia dyditore festive me rastin e martesës së Princit të Luksemburgut Guillaume dhe konteshës belge Stephanie de Lannoy. Vëmendje të veçantë në këtë ngjarje tërheq dhëndëri 30-vjeçar, i cili ishte Princi i fundit beqar në Evropë.

0Pjesën më të madhe të shpenzimeve të dasmës do ta paguajë familja e Dukës së Madh të Luksemburgut Henri, shteti do të shpenzojë vetëm 350 mijë euro për festimet popullore dhe garantimin e sigurisë. Rendi do të ruhet nga më shumë se 1.500 policë.