Tema kryesore muzikore e sagës "Star Wars" u cilësua si melodia që mbetet më tepër në mendje në historinë e kinematografisë, sipas rezultateve të një sondazhi në Internet.

Bashkëpunëtorët e faqes së Internetit, të njohur për studimet e tyre në fushën e kinematografisë, intervistuan më shumë se 2.500 adhurues të filmave për të evidentuar se cilën muzikë konsiderojnë ata si më të paharrueshmen.

0Sipas rezultateve të përftuara, saundtreku më i mirë i të gjitha kohërave u quajt melodia, e cila tingëllon kur paraqiten titrat me shkronja të mëdha në të gjitha episodet e filmit "Star Wars" të George Lucas.