Përveç asteroidit të njohur “Apophis” për Tokën përbëjnë kërcënim edhe dy asteroidë të mëdhenj, orbita e të cilëve do të duhet të ndryshohet për të shmangur përplasjen me të. Për këtë deklaroi Presidenti i Korporatës raketo-kozmike "Energia" Vitali Llopota.

Për të parandaluar kërcënimin nevojitet një raketëmbajtëse me kapacit ngritës rreth 70 ton, e cila do të nxjerrë në trajektoren e kapjes së asteroidit një aparat kozmik që është i aftë të ndryshojë trajektoren e tij, deklaroi Vitali Llopota.

0Sipas fjalëve të tij, ka mundësi që për këtë qëllim të përdoren anije kozmike (rimorkiatorë) me gjeneratorë bërthamorë ose diellorë, të cilat të mund të përcjellin deri tek asteroidi ngarkesën termobërthamore.