Ushtarakët turq ditën e premte hapën zjarr mbi pozicionet siriane. Për këtë njoftoi ditën e premte televizioni shtetëror turk. Sipas të dhënave të tij, më parë në territorin eTurqisë shpërthyen dy predha të lëshuara nga Siria. Detajet nuk bëhen të ditura ende.

Incidenti i parë i kësaj natyre ndodhi në fillim të tetorit. Atëherë, si rezultat i të shtënave nga territori sirian, humbën jetën pesë qytetarë turq. Në përgjigje të kësaj ushtria turke ndërmorri një sulm me artileri ndaj territorit të Sirisë.