I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi mbërriti ditën e premte në Damask, transmetojnë mediat perëndimore. Ai pritet të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm të Sirisë Walid al-Mouallem dhe ka mundësi të takohet me Presidentin e vendit Bashar Al-Assad.

Ditën e hënë, gjatë një vizite në Iran, Lakhdar Brahimi iu drejtua autoriteteve siriane dhe opozitës me propozimin për armëpushim gjatë periudhës së festës myslimane të Eid ul-Adha që fillon më 26 tetor.