Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi mbi një shpërblim prej 12 milionë dollarësh për informacionin, i cili do të ndihmojë në gjetjen e dy organizatorëve të financimit të "Al-Qaeda".

0Sipas të dhënave të autoriteteve, Muhsin el-Fadhli ka financuar shumë aksione terroriste të organizatës si dhe ka qenë i informuar paraprakisht për përgatitjen e sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator të vitit 2001. Për informacionin mbi vendndodhjen e tij u premtuan 7 milionë $. Ndërsa për kapjen e ndihmësit të tij të parë Adel al-Harbi - 5 milionë $. Adel al-Harbi akuzohet për përfshirjen në organizimin e rrjedhave të financimit të terroristëve nga Azia Jugore në Lindjen e Mesme.